Një deklaratë epike e një qytetari shqiptar dhënë për mediat në gjuhën maqedonase kishte paralajmëruar arrestimin e ish sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski i cili tashmë akuzohet për blerjen e softuerit për sanksione në komunikacion, të cilat nuk i ka shfrytëzuar asnjë institucion deri më tani, informon BLIC.MK
Qytetari shqiptar i cili para mediave flet në gjuhën maqedonase thotë se ai ka dalë të protestojë kundër “kompjuterit maqedonas” duke aluduar se të dhënat elektronike kontrollohen vetëm nga kompjuteri maqedonas.
Ai edhe pse u përqesh aso kohe për fjalët e tij, tani po del që deklarata e tij të ketë qenë e drejtë dhe shumë e sinqertë.