Ballina Lajme Botë Shqiptari vritet nga bashkëkombësi i tij, konflikti nisi në semafor

Shqiptari vritet nga bashkëkombësi i tij, konflikti nisi në semafor

Mësohet se shqiptari nga Kosova, Armin Neziri, i cili u ekzekutua këtë të premte në Hannover të Gjermanisë, u qëllua nga një bashkëkombës i tij, i identifikuar si Rinor Z.

Marketing

Ai ka qenë duke drejtuar një mjet të llojit “Mercedez Benz”, në momentin që është ndaluar në semafor, paralelisht me Nezirin, i cili ndodhej gjithashtu në një makinë, thonë dëshmitarët.

Mes drejtuesve të dy makinave, pati një debat të ashpër, i cili më pas degradoi në përdorimin e armës.

Motivi i konfliktit nuk është zbardhur ende. Ndërkohë, autori është shpallur në kërkim nga policia gjermane.

Exit mobile version