Shqiptohen 243 gjoba, 82 për vozitje të shpejtë

Ministria për Punë të Brendshme informon se dje (08.04.2022) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në fushën e trafikut.

Marketing

Nga MPB thonë se në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 243 gjoba, nga të cilat 82 për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 18 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 25 sanksione për mosdhënie të përparësisë për këmbësorët.

“Janë vendosur shtatë masa për përdorimin e celularit, 12 sanksione për kundërvajtje nga këmbësorët, tetë masa për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, katër sanksione për kalim të rrugës në sinjalizim të mbyllur (semafor të kuq), tetë sanksione për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara”.

“Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.