Ballina Lajme Maqedoni Shqiptohen 352 masa në Shkup, 108 për tejkalim të shpejtësisë

Shqiptohen 352 masa në Shkup, 108 për tejkalim të shpejtësisë

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (24.08.2023) ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit, ku janë shqiptuar 352 masa.
“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 352 masa, nga të cilat 108 masa për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 28 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 32 masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.

Marketing

Janë shqiptuar 3 masa për kalim sinjalizim të mbyllur – semafor i kuq, 20 masa për përdorim celular gjatë drejtimit të automjetit, 14 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Marketing
Exit mobile version