Shqiptohen 97 sanksione për tejkalim të shpejtësisë në autostradën Kumаnovë-Shkup-Veles

Gjatë ditës së sotme (08.12.2021) në periudhën kohore nga ora 08:00 deri më ora 14:00, Njësiti Mobil për Siguri në Komunikacionin Rrugor realizoi kontrollim të përforcuar aksional në autostradën Kumanovë-Shkup-Veles për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga e lejuara.

Marketing

Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 97 shoferë prej të cilëve njëzet kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë kurse tre shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar.

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.