Shqyrtohen kushte të reja për pensionim, a do ta rritë kjo barrën e fondit pensional

Periudhën e kaluar në opinion u hap çështja për kushtet e pensionimit, me ç’rast ishte paralajmëruar se në pension mund të shkohet më vonë se 62 vjeç për gra, gjegjësisht 64 për burra, me përjashtim të kuadrove deficitare, por edhe meqë është e mundshme edhe shkuarja e parakohshme në pension, më së shumti deri pesë vite nga termini i rregullt për pensionim me blerjen e stazhit dhe pension më të vogël.

Marketing

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë kërkon që përveç tani zgjidhjes ekzistuese me kusht kryesor moshë dhe së paku 15 vite stazh, të merret parasysh mundësia që të shkohet në pension në përputhje me vitet e stazhit, veçanërisht në veprimtaritë intensive të punës. Çështjen për atë nëse dhe si do të ndryshohen kushtet për pensionim e hapi edhe dilemën se sa pensionistë të rinj do të ketë shteti dhe nëse kjo nuk do ta ngarkojë në mënyrë plotësuese Fondin për sigurim pensional dhe invalidor, i cili për pagesa të rregullta të pensioneve për shkak të mungesës së mjeteve personale vazhdimisht subvencionohet nga Buxheti i shtetit. Në këtë pyetje ende nuk ka përgjigje konkrete.

Në përputhje me zgjidhjen ekzistuese pension të moshës një person mund të realizojë pension me moshë prej 64 viteve për burra, 62 vite për gra dhe së paku 15 vite stazh pensionimi. Në rast të invaliditetit, e drejta e pensionit mund të fitohet para mbushjes së moshës 64 vjeçe për burra dhe 62 vjeçe për gra dhe minimum 15 vite stazh. Përjashtim nga kjo janë personat të cilët punojnë në vende që kanë stazh të beneficuar.

Në rast të vdekjes së personit të siguruar, e drejta e pensionimit mund të përvetësohet për së paku 5 vite sigurim ose për së paku 10 vite stazh pensionimi. Kompensimi i pensionit nga skema vullnetare pensionale nuk mund të tërhiqet më herët se 10 vite para mbërritjes së moshës ligjore për pensionimin e sistemit të detyrueshëm (54 vjeç moshë për burra, 52 vjeç moshë për gra), me përjashtim të invaliditetit ose vdekjes.

LSM-ja kërkon më shumë kushte për pensionim, Qeveria do të vendosë tek tani

LSM-ja propozon vendosjen e më shumë kushteve për pensionim, por në mënyrë plotësuese do të shqyrtohet se cilat nga kushtet do të merren parasysh, për çka tashmë realizuan takim me kryeministrin Zoran Zaev dhe ekipin ekonomik të Qeverisë. Sindikata konsideron se nuk mundet punëtorë të veprimtarive të ndryshme, që kanë peshë të ndryshme të punës, të shkojnë në kushte të njëjta në pension.

Kërkesat e LSM-së për pension të moshës, gjegjësisht 35 vite stazh pune për gratë, 40 vite stazh pune për burrat, pa marrë parasysh moshën. Pensioni i moshës të merret sipas moshës ose stazhit të punës varësisht nga veprimtaria. Nëse përcaktohen kushtet e ndryshme të pensionimit, kushtet do të jenë përzgjedhje e punëtorëve, e jo të detyrueshme, gjegjësisht punëtori do të vendosë nën cilat kushte do të dëshirojë të pensionohet, konsiderojnë nga LSM-ja.

Sindikata propozon që të vendoset edhe pension i parakohshëm i moshës, që punëtorët do të mund ta realizojnë në moshën prej 60 vjeç, me minimum stazh pune prej 15 viteve. Punëtorët e përfshirë në këtë grup do të jenë persona të cilët punojnë, por për shkak të arsyeve shëndetësore nuk mund të vazhdojnë punën, ndërsa nuk mund të shpallen invalidë, për shkak të falimentimit ose likuidimit ose janë persona të papunë që e përmbushin kushtin nga minimum 15 vite stazh pune.

LSM-ja kërkon nga Qeveria t’u mundësojë punëtorëve që vetë ta paguajnë kontributin për sigurim pensional dhe invalidor nëse nuk e kanë përmbushur kushtin minimum 15 vite stazh pune, gjegjësisht punëtorë të cilëve u mungojnë deri tre vite stazh pune prej së paku 15 viteve.

Sindikata kërkon edhe vendosjen e stazhit të beneficiuar për punëtorët ndërtimor dhe punëtorë nga veprimtaritë tjera ku detyrat e punës zhvillohen në kushte veçanërisht të vështira që ndikojnë dëmshëm në jetën dhe shëndetin e punëtorëve.

Pas takimit të mbajtur me LSM-në, kryeministri Zaev theksoi se për pensionimin e detyrueshëm me 62 për gra dhe 64 vjeç për burra dhe mundësinë për blerjen e stazhit deri në pesë vite, Qeveria ka vullnet të mirë, por duhet të përpunohet në cilat kushte dhe për cilët sektorë do të vlejë. Me ligjin e këtillë pret që një grup i madh i qytetarëve do të shkojnë në pension me çka do të lirohen vende të punës për të rinjtë.

Për Konfederatën e Sindikatave të Lira (KSL), nga ana tjetër, është i pranueshëm modeli i pensionimit të parakohshëm, por, propozon që kufiri i moshë për pensionim të jetë prej së paku tre deri pesë vite, gjegjësisht prej 59 deri 61 për burra dhe prej 57 deri 59 vjeç për gra.

– Nëse punëtorët shkojnë në pension para kohe, përqindja do t’u ulet për shkak të viteve nga pensionimi i parakohshëm, sipas përqindjes së viteve të stazhit, por sapo ta mbushin kufirin e moshës të marrin pension në shumë të plotë, njëjtë sikur ta kenë përmbushur kufirin e moshës prej 64, gjegjësisht 62 vjeç, propozojnë nga KSL-ja.

Pensionim i detyrueshëm për gra në 62 dhe burra në 64 të ketë vetëm në sektorin publik, propozon Dimitrovi

Angell Dimitrov nga Organizata e punëdhënësve shprehet se janë duke u shqyrtuar tri opsione – njëri blerje të stazhit për persona që nuk kanë së paku 15 vite që të mund ta realizojnë pensionin, tjetri për blerjen e stazhit për pensionim të parakohshëm dhe i treti shkuarja e detyrueshme në pension për persona që janë 62, gjegjësisht 64 vjeç.

– Njëra mundësi është që njerëzit të cilët nuk kanë 15 vite stazh të mund ta blejnë atë në mënyrë që ta realizojnë kushtin për së paku 15 vite stazh dhe të shkojnë në pension, që është punë humane dhe është në rregull edhe për ne si punëdhënës edhe për sindikatën. Puna e dytë është ajo që Qeveria paralajmëroi pensionimin e parakohshëm pesë vite para përmbushjes së kushteve për pension të moshës me blerjen e stazhit, sindikata mendonte se do të jetë sipas dëshirës së punëtorit, por kjo është sërish me pagesë, gjegjësisht vetë duhet ta paguajë stazhin në mënyrë që të shkojë më herët. Kjo është punë humane për ata punëtorë të cilët kanë probleme shëndetësore, punojnë në kushte të vështira në ndërtimtari, industri të tekstilit… Ndonëse në disa industri të tekstilit kjo mund të paraqesë për shembull ulje të numri të të punësuarve, ne do të donim që kjo të jetë edhe me pëlqimin tonë, por megjithatë sërish do të them nëse shikojmë nga ana humane e problemit mjafton që punëtori të tregojë dëshirë dhe të dëshirojë t’i paguajë kontributet. Nuk do të ishte korrekte që ne këtë ta ndalim, shprehet Dimitrovi.

Lidhur me pensionimin e detyrueshëm në moshën 62 vjeçe për gra dhe 64 për burra, Dimitrovi thekson se kjo duhet të lidhet vetëm me sektorin publik, e në atë privat të ketë zgjedhje.

– Në sektorin privat në kushte të këtilla ka mungesë të punëtorëve. Do të ishte shkatërruese që detyrimisht të shkohet në pension. Nëse punëtori ndjehet i shëndoshë dhe dëshiron të punojë dhe punëdhënësi gjithashtu dëshiron ta mbajë, nëse të dyja palët edhe punëtori edhe punëdhënësi janë dakord ai do të duhej të mund të vazhdojë të punojë, shprehet Dimitrovi.

Ai shton se edhe në botën e zhvilluar shumë njerëz të cilët plotësojnë të drejtën e pensionit punojnë në mënyrë plotësuese dhe shumë pensionistë marrin të ardhura plotësuese të cilave u paguhet vetëm tatimi personal, ndërsa nuk paguajnë kontribute. Edhe më mirë është, thekson si, që punëtorit do t’i rrjedhë stazhi edhe më tutje dhe do të paguhen kontributet dhe do të jetë më e vogël barra mbi fondin pensional.

Në pyetjen për atë nëse me kushtet e paralajmëruara të reja për pensionim mund t’i bëhet barrë sistemit pensional dhe sa do të jetë ajo, ende nuk ka përgjigje konkrete.

Çdo vit numri i pensionistëve rritet për rreth pesë mijë

Në fund të vitit të kaluar në Fondin janë regjistruar rreth 324 mijë përdorues të pensioneve. Sipas të dhënave statistikore mesatarisht çdo vit numri i pensionistëve rritet për rreth 5.000. Prandaj, parashtrohet pyetja nëse Fondi do të përballojë valë të re të pensionistëve shtesë edhe atë rreth 10.000 tashmë në janar të vitit të ardhshëm, shifër, e cila siç paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev, do të mund të paraqitej pasi që në sektorin publik do të anulohet mundësia për punë pasi të arrijë moshën 64, gjegjësisht 62 vjeçe. Shifra e pensionistëve në mënyrë plotësuese, jashtë rritjes mesatare, do të ishte rritur edhe nëse lejohet pensionimi me blerjen e stazhit.

Me pensionimin e detyrueshëm në moshën 62 dhe 64 vjeçe, do të duhej të zvogëlohet shpenzimi buxhetor për paga dhe kontribute, por do të rriten mjetet e nevojshme në fondin pensional për pagesë të pensioneve. Çështje e rëndësishme është nëse këto vende të zbrazura do të zëvendësohen me punësime të reja. Në rast të tillë do të rriten edhe shpenzimet për mbulimin e pensioneve të reja në SPIM, por do të ketë edhe shpenzime të reja për paga.

Ekspertët paralajmërojnë se pasi që sistemi pensional ka shënuar stabilizim të caktuar në raport me deficitin që paraqitej çfarëdo ndryshimi që do të thotë ulje të numrit të të punësimit dhe rritje të numrit të pensionistëve mund të reflektohet në stabilitetin.

Reformat në sistemin pensional do të reflektohen në deficitin buxhetor, shprehen nga “Finance thinj”. Bëjnë thirrje që para se të ndërmerret çfarëdo qoftë, nevojitet që kjo reformë të jetë mirë e përpiluar dhe të përllogariten efektet. Jo vetëm për këtë dhe vitin e ardhshëm, por edhe për periudhë më të gjatë.

Për pagesën e pensioneve sivjet do të shpenzohen më shumë se 900 milionë euro, ndërsa vitin e ardhshëm janë planifikuar më shumë se një miliardë euro.

Përkundër stabilizimit të pagesës së rregullt të pensioneve, Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor i Republikës së Maqedonisë së Veriut subvencionohet në mënyrë plotësuese nga Buxheti. Të ardhurat e përgjithshme të Fondit vitin e kaluar arrinin 75.915,53 milionë denarë, ose rreth 1 miliardë e 250 milionë euro. Prej tyre të ardhura burimore (kontribut nga paga, stazh i beneficuar, kontribut nga personat fizikë të cilët mëvetësisht ushtrojnë veprimtari dhe të punësuarit te ata, kontribut nga bujqit individualë dhe Agjencia për punësim) janë 41.927,10 milionë denarë, ose rreth 680 milionë euro. Nga Buxheti vitin e kaluar Fondi ka marrë 29.098,22 milionë denarë ose rreth 500 milionë euro. Fondi ka pasur edhe të ardhura prej 39,02 milionë denarëve nga dividenda dhe shitja e aksioneve dhe pjesëmarrjeve dhe 4.472,58 milionë denarë prej të ardhurave të tjera, ndërsa 1.378,61 milionë denarë prej akcizave.

Shpenzimet për pagesën e pensioneve në vitin 2019 arrijnë 56.318,10 milionë denarë, ose 77,02 për qind në raport me shpenzimet e përgjithshme që arrin diçka rreth 900 milionë euro. Për kontributin për sigurim shëndetësor të shfrytëzuesve të pensionit në vitin 2019 janë paguar mjete në shumë prej 7.437,42 milionë denarë, ose 10,17% në raport me shpenzimet e përgjithshme. Transferimi i mjeteve për fondet private pensionale në vitin 2019 arrin 8.861,58 milionë denarë.

Sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror të Statistikës norma e papunësisë prej 16,7 për qind është evidentuar në tremujorin e dytë të këtij viti. Sipas të dhënave të publikuara, numri i të papunëve në këtë tremujor arrin 159 623, derisa numri i të punësuarve 793 416. Në vend ka 953 039 qytetarë aktiv.