Ministria e Ekonomisë është obliguar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut që të shqyrtojë mundësitë rreth vazhdimit eventual të aplikimit të llogaritjes verore të kohës me qëllim të kursimeve shtesë në konsumin e përgjithshëm të energjisë elektrike.
Këtë vendim mbrëmë e ka sjellë Qeveria e RMV-së gjatë mbledhjes së 88-të.
Pas shqyrtimit të mundësive, Ministria e Ekonomisë duhet të dorëzojë informacione në Qeveri dhe më pas do të merret vendim.