Një grup i shtatë vendeve më të zhvilluara perëndimore kritikoi sot Kinën dhe Rusinë, duke e quajtur Moskën dashakeqe dhe Pekinin të dhunshëm, por fjalët e ashpra nuk u shoqëruan me lëvizje konkrete përveç mbështetjes për Tajvanin dhe Ukrainën.
E themeluar në 1975, si një aleancë e kombeve më të pasura perëndimore që përballen me pasojat e Krizës së Madhe të Naftës, G7 këtë javë trajtoi ato që i konsideron kërcënimet më të mëdha aktuale – Kina, Rusia dhe pandemia e coronavirusit.
Në një deklaratë të përbashkët, ministrat e jashtëm akuzuan Rusinë për përpjekjen e minimit të demokracive dhe kërcënimin e Ukrainës gjersa Kinën e fajësuan për shkeljet e të drejtave të njeriut dhe përdorimin e fuqisë së saj ekonomike për të ngacmuar të tjerët.
Por, disa hapa konkretë janë përmendur në një deklaratë që sigurisht do të zemërojë presidentin kinez, Xi Jinping dhe atë rus, Vladimir Putinin.
G7 thotë se do të rritë përpjekjet e përbashkëta për të ndaluar “politikat e detyruara ekonomike” kineze dhe dezinformimin rus.