Shtatzënia nuk e ndal Xhulin, ndan pamje gjigante nga palestra
Xhuli ka ndarë me ndjekësit e saj pamje nga palestra, duke treguar se nuk po heq dorë nga aktiviteti fizik edhe në ditët e fundit të shtatzënisë.
Në postimin e saj, ajo shfaqet duke ushtruar dhe krahas pamjeve ka shkruar: “Still going hard. These babies going to have energetic mother”, duke theksuar dëshirën e saj për të qenë një nënë energjike për fëmijët e saj, shkruan Indeksonline.
Postimi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë reaguar ndaj përkushtimit të saj për të qëndruar aktive gjatë kësaj periudhe të veçantë.
Kujtojmë që Xhuli është në pritje të dy binjakëve, një vajze dhe një djali. / Aktuale.mk
