Në qytetin e Tetovës thuajse është në përfundim e sipër shtegu i biçikletave, projekt ky që është nisur pak javë më parë e tashmë po merr formën e duhur si një projekt i finalizuar, ndërsa qytetarët kanë nisur me të madhe të përdorin këto shtigje pasiqë autoritetet komunale kanë vendosur dhe pengesa për mosparkim të veturave në këto zona për biçikleta.
Përfundimin dhe pamjen e duhur të këtij projekti e tha edhe kryetarja e komunës znj. Arifi gjatë intervistës së saj në Click plus, vetëm pak ditë më parë.
Vazhdojmë me vendosjen e sinjalizimit dhe shtyllave mbrojtëse përgjatë bulevardit të Ilindenit, me biçikletë në qytet, shkruhet në një postim të kryetares Arifi në rrjetet sociale.