Shtëpia e Bardhë kërkon një hetim ndërkombëtar për origjinën e COVID-19

Hetimi i OBSH-së në Kinë për origjinën e pandemisë së koronavirusit duhet të jetë i thellë dhe i qartë, konfirmoi sot zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki.

Marketing

“Është e domosdoshme që të arrijmë në fund të gjërave përsa i përket shfaqjes së pandemisë në Kinë”, theksoi ajo në prag të fillimit të hetimit në terren nga ekspertët e OBSH-së.

“SHBA-ja do të mbështesë një hetim ndërkombëtar që sipas nesh duhet të jetë i thellë dhe i qartë”, shtoi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki.

Marketing