Ballina Sport Shtëpia e Cristiano Ronaldos del në shitje, çfarë fshihet brenda rezidencës super-luksoze?

Shtëpia e Cristiano Ronaldos del në shitje, çfarë fshihet brenda rezidencës super-luksoze?

Shtëpia e Cristiano Ronaldos në Cheshire të Anglisë është në shitje për 5.9 milion euro.

Marketing

Rezidenca me shtatë dhoma gjumi është ende në treg pas 18 muajve kur u vendos për blerje për herë të parë.

Shtëpia në zonën prej 9 hektarësh vjen me një pishinë të brendshme, fusha tenisi dhe një hambar për mysafirët.

Ylli portugez ishte zhvendosur në këtë shtëpi pas kthimit të tij në Old Trafford në shtator të vitit 2021.

Një video-tur në ish-rezidencën e tij ka treguar tiparet luksoze që vijnë me këtë shtëpi të futbollistit të njohur.        https://www.instagram.com/reel/DA0PFuEoKm2/?utm_source=ig_embed&ig_rid=aee99ea9-5234-4bad-957c-464ebc265883&ig_mid=23A8E6B8-6E0D-4242-9F63-3B371B243180

Përveç një hambari mysafirësh me dy dhoma gjumi, videoja po ashtu na sjell pamje nga pishina e brendshme dhe pamje nga një kuzhinë me një bar mëngjesi.

Rezidenca luksoze po ashtu përmban një dhomë kinemaje dhe një dyqan vere, një pishinë, palestër, sauna dhe xhakuzi. /Telegrafi/

Marketing
Exit mobile version