Shtetasi i Maqedonisë me pasaportën e gruas tentoi ta marrë dashnoren në Amerikë

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut, i emigruar në SHBA ka shfrytëzuar pasaportën e gruas së tij për të marrë dashnoren e tij në SHBA. Bëhet fjalë për Rahim Javorovac, i cili nga viti 2006 është me pasaportë amerikane, përcjell INA.

Marketing

Ai bashkë me dashnoren e tij janë kapur në kufirin kanadezo – amerikan në afërsi të Detroitit. Ai kishte tentuar që përmes Kanadasë ta fuste dashnoren në SHBA, kanë shkruar mediat lokale amerikane.

49 vjeçari në shtatorin e këtij viti ka bërë këtë veprim derisa janë ndaluar bashkë me dashoren e cila është L.Kërçoska. Javorovac jeton në Ilionis, dhe se ai policëve u kishte thënë se po kthehen nga një vizitë të shoqes së tyre.
Por policës pas kontrollit të dokumenteve kanë zbuluar se pasaporta nuk ishte e dashnores.