Ballina Lajme Maqedoni Shtetasit e RMV-së në Afgansitan, Osmani: Të gjithë të evakuuar, 3 mbesin...

Shtetasit e RMV-së në Afgansitan, Osmani: Të gjithë të evakuuar, 3 mbesin me vetëdëshirë

Afghans crowd at the tarmac of the Kabul airport on August 16, 2021, to flee the country as the Taliban were in control of Afghanistan after President Ashraf Ghani fled the country and conceded the insurgents had won the 20-year war. (Photo by - / AFP)

Nuk ka më shtetas të RMV-së në Afganistan që presin evakuim. Nga gjithsej 61 qytetarë, shumica prej tyre veçmë kanë nisur fluturimet drejt destinacioneve të sigurta ndërsa në Kabul kanë mbetur vetëm 14 vendas që presin evakuim brenda ditës, ndërkaq tre prej tyre me vullnet të lirë janë shprehur se do ta lëshojnë vendin afgan më vonë, sqaroi ministri i jashtëm, Bujar Osmani.

Marketing

“Sipas informacioneve të fundit, nuk ka më qytetarë tanë që presin në terminalin e aeroportit të Kabulit për evakuim. Në bazën e NATO-s në Kabull janë edhe 14 qytetarë. 11 prej tyre së shpejti do të nisen për në Doha ndërsa 3 prej tyre do të evakuohen të fundit bashkë me ushtrinë.”, tha Bujar Osmani, ministër i jashtëm.

Situata në Afganistan: Vazhdojnë kërkesat për pranim të civilëve

Ndërkohë kanë vazhduar kërkesat nga institucionet ndërkombëtare për pranimin e refugjatëve politik në vendin tonë, thotë Osmani.

“Ka kërkesë nga Instituti Nacional Demokratik për 200 civil, prej tyre gra, fëmijë të aktivistitëve dhe të të punësuarve në Institutin Nacional Demokratik në Afginistan dhe këto janë lista që i trajtojnë shërbimet kompetente, MPB, MPJ. Trupi koordinues i qeverisë veçmë bën listën e kapaciteteve ku do të vendosen sepse sidoqoftë kjo do të jetë kosto.”, tha Osmani.

Qytetarët e RMV-së të kthyer nga Afgansitani do të kthehen në shtëpi, ndërsa për civilët afgan do të vendoset sipas statusit të tyre të imunizimit, karakteristikave epidemilogjike dhe nëse dikush duhet të shkojë në karantin, do të vendosin kompetentët conform protokolleve shëndetësore.

Marketing
Exit mobile version