Shtetet e Ballkanit Perëndimor sot në Tiranë bisedojnë për prioritetet kombëtare për aksion klimatik dhe do të bashkohen t’i definojnë mundësitë e miratimit të aksioneve të përbashkëta në këtë plan.
Nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) thonë se ndryshimet klimatike bëhen çështje e sigurisë kombëtare dhe ekzistencës për shumë shtete. Ata ndikojnë në prodhimin e ushqimit dhe shkaktojnë dëme të konsiderueshme dhe humbje të prodhimeve bujqësore, mbikëqyrjen e bagëtisë, peshkimit dhe pylltarisë.
Qëllimi i konferencës dyditore, thonë në FAO është të tubojë në një vend përfaqësuesit e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Bosnjë e Hercegovinës, Malit të Zi dhe Serbisë që të bisedojnë për prioritetet kombëtare dhe mundësitë e miratimit të planit të përbashkët mbi aksionin klimatik.
“Ndjenjë e fuqishme publike për qëndrueshmërinë e mjedisit jetësor dhe klimës paraqitet në gjitha pjesët e botës, por shpërndarja e mbështetjes financiare është jo e barabartë, ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë të rritjes së resurseve financiare që të mund të përballen me sfidat klimatike”, ka thënë Vlladimir Rahmanin, ndihmësdrejtor i përgjithshëm i FAO-s dhe përfaqësues rajonal i FAO-s për Evropë dhe Azi Qendrore.
Shtetet e Ballkanit Perëndimor janë angazhuar të sigurojnë implementim efektiv të Marrëveshjes së Parisit dhe Agjendës 2030 për zhvillim të qëndrueshëm, ndërsa qasja në resurset financiare të masave urgjente për zbutje dhe adaptim në ndryshimet klimatike është me rëndësi të madhe, thonë nga FAO.