Shtetet që marrin vaksinën kineze, po shohin rritje të numrave me coronavirus

Hong Kongu dhe qyteti Ulaanbaatar kanë parë ngarkesa në spitale. Në arkipelagun e vogël të Seychelles, më shumë se 100 raste të reja të COVID-19, po raportohen çdo ditë. Dhe në Kili, një bllokim në të gjithë vendin u largua këtë javë – por vendi ende po raporton mijëra raste të përditshme.

Marketing

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, ajo që lidh këto zona është se ato kanë inokuluar plotësisht më shumë se 50 për qind të popullsisë së tyre, kryesisht me vaksina të coronavirusit të prodhuar nga Kina. Dhe kjo ngriti pikëpyetje mbi efikasitetin e vaksinave.

Nëse vaksinat kineze nuk po funksionojnë, ky është një problem i madh – dhe jo vetëm nga këndvështrimi shëndetësor. Pekini ka ngritur reputacionin e tij në sigurimin e vaksinave për vendet e tjera.

Derisa vendet perëndimore grumbullonin furnizime për popullatat e tyre, Kina dërgoi vaksina jashtë shtetit – në muajin qershor, ministria e jashtme njoftoi se vendi kishte shpërndarë më shumë se 350 milionë doza të vaksinave kundër coronavirusit në më shumë se 80 vende.

Pyetjet mbi efikasitetin e vaksinave Sinopharm dhe Sinovac të Kinës tani rrezikojnë atë fitore të butë për Pekinin, megjithëse zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme në Kinë, Wang Wenbin, ka hedhur poshtë kritika të tilla, si një “shpifje të motivuar nga paragjykimet”.

Ekspertët thonë se derisa këto vaksina nga Kina mund të mos jenë aq efektive sa disa, ato nuk janë një dështim. Asnjë vaksinë nuk jep mbrojtje 100 për qind kundër COVID-19.

Metrika thelbësore për matjen e suksesit, thonë ata, është parandalimi i vdekjeve dhe shtrimeve në spital, duke mos synuar zero Covid-19.

Marketing