Ballina Lajme Botë Shteti evropian ashpërson masat, ndalon lëvizjen gjatë natës së Vitit të Ri...

Shteti evropian ashpërson masat, ndalon lëvizjen gjatë natës së Vitit të Ri dhe mbyll bizneset

Qeveria polake ka vendosur masa më të ashpra anti-COVID gjatë natës së Vitit të Ri për të shmangur zgjerimin e mëtejshëm të përhapjes së coronavirusit në vend.

Marketing

Një nga masat është ndalimi i lëvizjes në darkën e datës 31 dhjetor me qëllim që qytetarët të festojnë vetëm në një vend.

Të gjithë banorët do të jenë në shtetrrethim të plotë nga ora 7 e darkës deri në 6 të mëngjesit më 1 janar.

Gjithashtu autoritetet kanë paralajmëruar se nuk do të ketë hedhje të fishekzjarrëve, pasi kjo mund të shkaktojë grumbullime.

Sipas rregullave të reja, në festat e fundvitit mund të ftohen deri në 5 familjarë. Masa të tjera përfshijnë edhe mbylljen e bizneseve.

Këto kufizime do të zgjasin për një periudhë tre javore. Ashpërsimi i masave anti-COVID vjen pasi Polonia ka regjistruar më shumë se 27 mijë viktima nga COVID-19.

Marketing
Exit mobile version