Shtohen rastet/Rreth 190 fëmijë në mbarë botën rezultojnë të infektuar me hepatit

Virusi i cili prek më shumë fëmijët duket se ditët e fundit ka marrë një përhapje në shumë vende të botës.

Marketing

Deri më tani janë raportuar 190 raste të hepatitit me origjinë të panjohur, 140 prej të cilëve në Evropë.

Virusi u raportua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar në fillim të këtij muaji dhe është identifikuar në të paktën 12 vende të botës.

Andrea Ammon, drejtor në Qendrën Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve në Stokholm tha se në disa raste është kërkuar një transplant i mëlçisë.

Të shtunën, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se të paktën një vdekje është raportuar në lidhje me virusin.

Agjencia shëndetësore e OKB-së tha se rastet u raportuan te fëmijët e moshës nga 1 muaj deri në 16 vjeç. OBSH nuk bëri të ditur se në cilin vend ka ndodhur vdekja.

Ekspertët thonë se rastet mund të lidhen me një virus që zakonisht lidhet me ftohjet, por kërkimet po vazhdojnë.

Marketing