Shtrenjtohen sërish derivatet e naftës

Me vendim të Komisioni Rregullator për Energjetikë, nga mesnata çmimet e derivateve të naftës do të shtrenjtohen për 1, gjegjësisht gjysmë denari.

Marketing

Komisioni Rregullator për Energjetikë miratoi vendimin, me të cilin kryhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,01 % në raport me vendimin e datës 24.1.2022.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 rriten për 1,00 denarë/litër, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të ЕURODIZELIT dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri rriten për 0,50 denarë/litër.

Pas mesnatës çmimet e derivateve të naftës do të jenë: EUROSUPER BS – 95 79,50 denarë për liter, EUROSUPER BS – 98 81,50 denarë për liter dhe EURODIZEL BS 71,50 denarë për liter.

Marketing