Shtrenjtohet çmimi i bukës

Gati se një muaj në Maqedoninë e Veriut është rritur çmimi i miellit, e kjo ka bërë që furrat të shtrenjtohen bukën dhe prodhimet e tjera.

Marketing

Buka e prerë e një prodhuesi të madh nëpër markete është shtrenjtuar për 4 denarë, ndërsa furrat e vogla i kanë rritur për disa denarë edhe çmimet e bukës dhe produkteve tjera.

Rritja e çmimit të grurit dhe 10% më e lartë e miellit janë arsyeja e rritjes së çmimeve edhe të prodhimeve të bukës, thonë nga industria e mullixhinjëve, pasi disa kategori të bukës dhe brumërave të bardha janë shtrenjtuar për disa denarë.

Mullixhinjtë dhe furrtarët shpresojnë që gjatë korrjes, çmimi i grurit të jetë më i ulët, gjë që do të ndikojë edhe në çmimet e produkteve të tyre. Pritjet e tyre janë që të sigurojnë pjesën më të madhe të rezervave të grurit në tregun vendas me çmime normale, siç thonë ata, që duhet të vendosen në tregun e lirë.