Ballina Aktuale Shtresa e borës në Kodër të Diellit arrin 60 centimetra

Shtresa e borës në Kodër të Diellit arrin 60 centimetra

Në Kodër të Diellit ka shtresë të borës prej 60
centimetra, në Mavrovë 10, ndërsa tetë në Llazaropolë, njoftoi DPHM.

Marketing

Më së shumti shi, gjatë 24 orëve të kaluara ka rënë në Demir Kapi 19 litra në metër katror, në Mavrovë 15 dhe në Ohër nëntë litra.

Moti sot do te jete kryesisht i vranët me reshje të përkohshme të shiut, të cilat pasdite dhe gjatë natës në disa vende do të jenë më të mëdha (mbi 30 litra ne metër katror). Në male, ndërsa pasdite edhe në disa vende me të larta do të ketë reshje të borës. Do të fryj erë mesatare, perkohësisht e perforcuar nga drejtimi juglindor. Temperatura maksimale do tè jetè ne interval prej 6 deri 12 grade.

Në Shkup mot i vranet me reshje te perkohshme te shiut, mè tè medha pasdite dhe gjatè nates. Do tè fryjè erè mesatare nga drejtimi juglindor, e cila perkohesisht do te perforcohet. Temperatura maksimale do të mberrije 10 gradë.

Exit mobile version