Shtresë dëbore prej 31 centimetrash në Kodrën e Diellit

Lartësia e shtresës së dëborës sot në mëngjes në orën shtatë arrin 31 centimetra në Kodrën e Diellit, 10 në Manastir, dy në Hanet e Mavrovës dhe një centimetër në Lazaropole.

Marketing

Nga Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike informojnë se moti në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit dhe më ngrohtë. Në pjesët veriperëndimore moti do të jetë i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut, vetëm në malet më të larta borë. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus 2 deri në 4, ndërsa ajo e ditës prej 7 deri në 13 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi lindor dhe juglindor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në zero, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 9 gradë.

Marketing