Shtyerja e regjistrimit/ Maksuti: Marrëveshja Zaev-Mickovski, jolegjitime

Profesori universitar, Mersim Maksuti, marrëveshjen për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë mes dy liderëve maqedonas, Zaev dhe Mickoski, e vlerëson si jolegjitime, dhe u sugjeron partive shqiptare në pushtet dhe opozitë të ngrenë zërin më fuqishëm në artikulimin e kërkesave kur bëhet fjalë për të drejtat e shqiptarëve.

Marketing
“Pikërisht marrëveshja midis kryetarëve të LSDM-së dhe VMRO-së nuk është legjitime, sepse nuk dha mbështetjen e të dy partive shqiptare në Kuvendin e RMV-së dhe kjo nuk mund të pranohet si legjitime. E mira do të ishte meqë ligji duhet të ndryshohet dhe ky ligj ka të bëjë edhe me çështjen që prek edhe badenterin se diskutohet me ligj që tangon edhe komunitetet tjera në radhë të parë komunitetin shqiptarë si komuniteti i dytë më i madh në vend, prandaj pa përfaqësuesit e tyre legjitim në Kuvend kjo marrëveshje duket e cenuar.”,- theksoi profesori universitar, Mersim Maksuti.
Situatën e krijuar lidhur me regjistrimin e popullsisë, Maksuti e sheh si lojë politike nga ana e aktorëve politikë. (Tvm2)
Marketing