Shtyhet Samiti i Davosit

Forumi Botëror Ekonomik (WEF), i cili njihet edhe si Samiti i Davosit dhe që planifikohej të mbahet më 17-21 janar, është shtyrë për verën e vitit 2022 për shkak të shpërndarjes së shpejtë të variantit Omicron të COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Marketing

WEF, i cili organizohet në qytezën Davos të Zvicrës në muajin janar çdo vit që nga 1971, pas vitit 2021 u anulua edhe në vitin 2022.

Në njoftimin nga WEF, u rikujtua se forumi planifikohej të mbahej më 17-21 janar 2022 në Davos të Zvicrës.

Më tej në njoftim bëhet e ditur se samiti është shtyrë “për në fillim të verës 2022” për shkak të pasigurisë së shkaktuar nga shfaqja e variantit Omicron.

Në njoftimin ku theksohet se “Kushtet aktuale pandemike e bëjnë jashtëzakonisht të vështirë mbajtjen e një takimi global ballë për ballë”, potencohet se gjatë procesit të vendimmarrjes është bërë bashkëpunim edhe me autoritetet zvicerane.

Shkalla e transmetimit të variantit Omicron dhe kufizimet e udhëtimit të vendeve kanë bërë të nevojshme shtyrjen.

Themeluesi dhe kreu i Bordit të WEF, Klaus Schwab tha se vendimi për shtyrjen nuk mund t’i pengojë ata të takohen në mënyrë dixhitale me botën e biznesit, përfaqësuesit e qeverive dhe organizatat joqeveritare.

Ai shtoi se planifikojnë që t’i bëjnë bashkë liderët global sa më shpejt të jetë e mundur.

Në vitin 2021 u anulua dy herë

Forumi, në vitin 2021 për shkak të pandemisë së COVID-19 ishte njoftuar se do të mbahet në Singapor, por pasi pandemia vazhdoi u anulua për së dyti.

Në mënyrë online më 25-29 janar 2021, WEF u mbajt me emrin “Axhenda e Davosit 2021” me pjesëmarrjen e mbi 1.500 biznesmenëve, politikanëve, akademikëve dhe përfaqësuesve të organizatave qeveritare nga 70 vende.

Samiti i Davosit mbahet çdo vit në muajin janar në Davos që nga viti 1971.