Shtyhet sërish gjykimi për rastin TNT, përkeqësohet gjendja e një prej të akuzuarave

Gjykimi për rrënimin e kompleksit Kosmos të investuesit Fijat Canoski T.N.T. është shtyrë sërish për më 28 nëntor, këtë herë për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore të njërës prej të akuzuarave në rast.

Marketing

Mbrojtësja e të akuzuarës Aleksandra Avramovska-Dimitrievska, tha se sot në mëngjes, dukshëm i shqetësuar, i është paraqitur bashkëshorti i saj, i cili e ka informuar se Aleksandra, në gjendje të rëndë shëndetësore dhe me gjakderdhje është dërguar në spital.

Gjykatësi Ognen Stavrev, informoi se do ta presë dokumentacionin mjekësor dhe më pas do të njoftojë se si do të vazhdojë procedura.

Në seancën e sotme duhej të merreshin në pyetje dëshmitarët Pavle Gacov, Millorad Jovanovski dhe Vlladimir Gagovski.

Rasti ndodhet në procedurë dëshmuese dhe e udhëheqë gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është Burim Rustemi nga PTHP Kumanovë.

Për veprën, të akuzuar janë disa persona, mes të cilëve ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe kryetari i atëhershëm i komunës Gazi Babë, Toni Trajkovski, përderisa në mungesë po gjykohet edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski

Marketing