Ballina Lajme Maqedoni Shtyhet vizita e kryeministrit bullgar në Shkup

Shtyhet vizita e kryeministrit bullgar në Shkup

Vizita e kryeministrit të Bullgarisë, Kirill Petkov në Shkup nuk anulohet por shtyhet, kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë bullgare.

Marketing

Petkov i cili është në izolim për shkak të kontaktit me një të infektuar nga virusi korona, përkohësisht për të gjitha takimet tashmë të planifikuara do ta zëvendësojë zëvendëskryeministrja Kalina Konstatinova.

Paraprakisht qeveri bullgare informoi se Kirill Petkov dhe shefja e kabinetit të tij Lena Borisllavova do të jenë në vetëizolim ditëve të ardhshme.

Petkov vazhdon të punojë nga vetëizolimi dhe është në kontakt të vazhdueshëm me anëtarët e qeverisë bullgare.

Petkov mori pjesë në takimin e djeshëm të Këshillit këshilldhënës për siguri nacionale tek presidenti Rumen Radev në të cilin u diskutua për Maqedoninë e Veriut. Disa orë pas takimit ishte publikuar se kryetari i Kuvendit popullor Nikolla Minçev ka koronavirus, pas çka të gjithë të pranishmit janë vetëizoluar.

Exit mobile version