Shumë pak turistë në Mal të Zi këtë vit, ja arsyeja

“Një shezlon në plazh kushton 25 euro. Cili turist i klasës së mesme do të paguajë 25 euro?”, tha zyrtari i turizmit në Mal të Zi, Nebojsha Peroviq, shkruan portali i televizionit publik RTCG.

Marketing

E ata që përkundër çmimeve të tilla vendosën të shkojnë në Mal të Zi, kanë komente të ndryshme për rritjen e çmimeve, të cilat janë 50 për qind më të larta këtë sezon.

Situata nuk është më e mirë në Tivar dhe Ulqin. Zyrtarët e turizmit nga këto komuna theksojnë si problem situatën në Ukrainë dhe promovimin e dobët të Malit të Zi si destinacion turistik.

“Nuk kemi mysafirë nga Rusia dhe Ukraina dhe ata kanë qenë mysafirë që e kanë vizituar shumë Ulqinin. Shpresoj që në 3-4 ditët e ardhshme të kemi një sezon më të mirë nga data 22-23 gusht”, tha një hotelier në Ulqin.

Momçilo Shçekiq nga Shoqata e Hotelierëve dhe Restoranteve në Çanjë mendon se nuk është bërë mjaftueshëm sa i përket promovimit të turizmit.

“Nuk mjafton vetëm të shpërndajmë fletushka, ne duhet të realizojmë video promovuese dhe t’i përfshijmë të gjitha vendet në të,” tha Shçekiq.

Marketing