Shumë qytetarë kanë hequr dorë nga shtetësia e Maqedonisë

Një numër i madh i qytetarëve po braktisin Maqedoninë e Veriut si pasojë e pasigurisë dhe jostabilitetit ekonomik social por edhe krizës që po vijon edhe më tej.

Marketing

Derisa një pjesë po largohen me vizë pune dhe punë të përkohshëm një numër i madh i shtetasve po heqin dorë edhe nga nënshtetësia e Maqedonisë së Veriut.

Sipas të dhënave të MPB-së që nga pavarësia e vendit e deri më sot mbi 30 mijë qytetarë kanë hequr dorë nga nënshtetësia për arsye të marrjes së një nënshtetësie të shteteve të huaja.

Por jozyrtarisht mësohet se ky numër mund të jetë më i madh për shkak të mungesës së regjistrimit të popullsisë por edhe mungesës së regjistrave të MPB-së.

Por nga ana tjetër janë një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera që akoma nuk gëzojnë të drejtën e nënshtetësisë për shkak të ligjeve të rrepta dhe refuzimit të paqartë.