Shumë vendbanime të Shkupit nesër pa rrymë

Konsumatorët e rrugëve “Sllavejko Arsov” në Komunën Qendër nesër nga ora 8.30 do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.

Marketing

Nga ora 9.00 e deri në orën 15.30, pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e rrugëve “Dane Krapçev” nga numri 20 e deri në 28, të rrugës “Cërvena Voda” dhe nga bulevardi “Partizanski Odredi, të locuar pas Neuromedika, si dhe nga numri 40 e deri në 46, në Komunën Qendër.

Në periudhën nga ora 9.00 e deri në 17.00, pa energji elektrike do të jenë edhe konsumatorët e rrugëve “1” në fshatin Ognjanc, si dhe në fillim dhe në mes të fshatit, nga ora 9.30 e deri në 11.30, pjesë e konsumatorëve të rrugës “1” në fshatin Studeniçani, nga ora 10.00 e deri në orën 13:00, konsumatorët e rrugës “Cërnogorska” nga numri 16 e deri në numrin 32 në komunën e Gjorçe Petrovit, nga ora 10.30 e deri në orën 15.00 konsumatorët e rrugës “Pitu Guli” në Komunën Qendër, ndërsa nga ora 10.30 e deri në orën 15.30 konsumatorët e rrugës “Drenak” dhe “Draga Stojanovska” në Komunën e Kisella Vodës.

Siç informojnë nga Qendra rajonale për Menaxhim me kriza të Qytetit të Shkupit, shkak për ndërprerjen në furnizimi me energji elektrike është kryerja e ndërhyrjeve teknike në rrjetin shpërndarës nga ana e ekipeve të EVN Maqedoni SHA.

Marketing