Ballina Lajme Botë Shumica e shkollave në Japoni vazhdojnë me punë edhe krahas pandemisë

Shumica e shkollave në Japoni vazhdojnë me punë edhe krahas pandemisë

Më shumë se 60 për qind e shkollave shtetërore dhe komunale në Japoni e vazhduan punën ose po përgatiten që ta bëjnë këtë edhe krahas përhapjes së virusit korona dhe gjendjes së jashtëzakonshme në Tokio dhe në gjashtë prefekturat, bëri të ditur Ministria e Arsimit.

Marketing

Rreth 11 për qind e shkollave shtetërore dhe komunale tashmë kanë filluar me punë dhe do të punojnë madje edhe në zonën e gjendjes së jashtëzakonshme.

Autoritetet lokale thonë se kërcënimi nga infektimi në shkollat nuk është i madh. Shkollat do të mbyllen në Tokio deri në fillim të majit.

Kryeministri Shinso Abe sot pritet të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në shtatë prefektura, përfshirë edhe Tokion.

Marketing
Exit mobile version