“Shvercerat” dhe mesazhi i tyre i fuqishëm drejtuar futbollistëve sot në ndeshje ndaj Skopjes

FC Shkupi sot në kuadër të xhiros së katërt ishte mysafir i Skopjes, ndërsa para fillimit të ndeshjes, ajo që ra në sy, ishte mungesa e tifo grupit “Shvercerat”. Megjithatë nuk mungoi një mesazh i fuqishëm nga ana e tyre, që e kishin shpalosur para fillimit të ndeshjes: “Luani me zemër, ose largohuni”.

Marketing

Ky mesazh vjen pas eliminimit të skuadrës së tyre të zemrës nga garat e Ligës së Konferencës, ku ishin vetëm një hap larg për të shkruar historinë.

FC Shkupi u eliminua vetëm në ndeshjet e “play-off” nga skuadra kampione e Kosovës, Ballkani, ndaj së cilës skuadër “bardheblutë” nga Çairi kishin humbur në të dyja ndeshjet.

Ata fillimisht ishin mundur në Shkup (1:2), ndërsa u mundën edhe në Prishtinë (1:0), aty ku “Shvercerat” patën fjalën kryesore. Edhe pse në transfertë, numri i tyre ishte shumë i madh, ndërsa edhe përkundër përkrahjes fenomenale, ata në fund u zhgënjyen, pasi FC Shkupi në fund u eliminua dhe nuk arriti që ti shpërblejë tifozët e saj me një aventurë të re në garat europiane, fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Nryshe, sa i përket takimit të sotëm kundër Skopjes në lagjen e Autokomandës, FC Shkupi pas 90 minutave lojë regjistroi fitore 2:0, falë golave të shënuar nga Hamidi dhe Danfa.