Si do ta presin Vitin e Ri Thaçi, Veseli dhe të tjerët! Flasin nga Specialja

Të gjithë ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilëve u është konfirmuar aktakuza nga Dhomat e Specializuara edhe sivjet festën e Vitit të Ri do ta presin larg vendit dhe familjes. Këtë e konfirmuan për portalin rtv21.tv zyrtarë nga Gjykata Speciale në Hagë.

Marketing

Angela Griep, Shefe e Njësisë për Informim dhe Komunikim me Publikun në Speciale tha për portalin rtv21.tv se aktualisht në asnjërën prej çështjeve nuk ka ndonjë vendim nga trupi gjykues kompetent që mundëson lirimin e përkohshëm të ndonjërit prej të akuzuarve.

Por se si do ta presin Vitin e Ri 2022, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerët, Griep nuk dha detaje për arsye të privatësisë.

“Për arsye të privatësisë, ne nuk mund t’ju japim ndonjë detaj se si do ta kalojnë ata natën e Vitit të Ri”, u shpreh ajo.

Експертите истакнуваат: Нанесете го овој гел и болката ќе исчезне веднаш. Тајната е во…
Megjithatë, sipas saj ish-pjesëtarët e UÇK-së mund të kalojnë kohë së bashku dhe të festojnë.

“Njësia e Menaxhimit të Paraburgimit e DHSK-së siguron mirëqenien e të paraburgosurve në një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur. Të paraburgosurve u ofrohet mundësia të kalojnë kohën së bashku dhe të festojnë festat dhe rastet e veçanta në përputhje me Rregullat dhe Rregulloret e objektit të paraburgimit”, tha Angela Griep për portalin rtv21.tv.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është akuzuar më 5 nëntor të vitit të kaluar.

Sipas aktakuzës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi dyshohen për veprat penale që kanë të bëjnë me krime lufte: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999.

Krimet pretendohet se janë kryer në disa lokacione të Kosovës dhe në veri të Shqipërisë, përkatësisht në Kukës dhe Cahan.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.

Marketing