Agjencia amerikane e lajmeve Asoshiejted pres transmetoi nga Shkupi se në Maqedoni po mbahet referendum vendimtar në të cilin qytetarët vendosin se nëse do të aprovojnë përcaktim gjeografik për emrin e shtetit me ç’rast ndryshon emri në “Maqedonia e Veriut” dhe ndërpritet kontesti shumëvjeçar me Greqinë.
Marrëveshja e qershorit do t’i japë fund kontestit nga vitet e hershme 1991, kur Maqedonia shpalli pavarësi nga Jugosllavia.
Greqia pohonte se përdorimi i emrit implikon ambicie territoriale në krahinën e vet me të njëjtin emër dhe i bllokon përpjekjet e vendit për hyrje në NATO, thekson agjencia në raportet nga Shkupi, transmeton MIA.
Qytetarët dolën në votim për ndryshimin e emrit të vendit të tyre në Republika e Maqedonisë e Veriut, që të hapet rruga për anëtarësim në NATO dhe BE, dhe të zgjidhet kontesti shumëdekadësh rreth emrit me Greqinë, thekson në raport Rojters.
Referendumi është një nga pengesat e fundit për marrëveshjen e arritur midis Maqedonisë dhe Greqisë në qershor që të zgjidhet kontesti që e pengoi Maqedoninë t’u bashkëngjitet institucioneve të mëdha perëndimore pasi u nda nga Jugosllavia e atëhershme në vitin 1991.
Sondazhet tregojnë se shumicë e madhe e atyre që votojnë me siguri do ta mbështesin ndryshimin, por arritja e jehonës së kërkuar mund të jetë e vështirë, njofton kjo agjenci.
Agjencia gjermane e lajmeve DPA publikon deklaratë të kryeministrit Zoran Zaev dhe thekson se referendumi është hap kyç që të hiqen bllokadat e Athinës në rrugën e shtetit drejt anëtarësimit në NATO dhe Bashkimin Evropian.
Agjencia transmeton edhe rezultate nga sondazhe në të cilat thuhet se shumica do të votojë “për” dhe me këtë do të obligohet Athina që të mos e bllokojë Shkupin nga anëtarësimi në NATO dhe BE.