Nuk ka asgjë më të mirë se uji i ftohtë gjatë vapës. Është një mënyrë e shkëlqyer për t’u qetësuar, por edhe për të shuar etjen. Megjithatë, mund të mos e keni ditur se uji i ftohtë mund të jetë i rrezikshëm. Si ndikon uji i ftohtë në trup?
1. Imuniteti i dobët
Pirja e ujit të ftohtë mund të dobësojë sistemin imunitar dhe të zvogëlojë aftësinë e trupit për të luftuar bakteret dhe viruset. Konsumimi i ujit të ftohtë ndikon në dhëmbët, presionin e gjakut, fytin, sistemin e frymëmarrjes, nervat, stomakun, sistemin tretës dhe imunitar.
2. Zvogëlon rrahjet e zemrës
Disa studime pohojnë se uji i ftohtë mund të zvogëlojë rrahjet e zemrës. Konsumimi i ujit të ftohtë pas 22 minutash çon në rritje të presionit të gjakut.
3. Shkakton probleme me tretjen
ji i ftohtë mund të vështirësojë gëlltitjen e ushqimit dhe të keni probleme me tretjen. Tek personat që tashmë kanë probleme me stomakun, problemet mund të shkaktohen pas konsumimit të ujit të ftohtë.
4.Ngushton enët e gjakut
Nuk ka mjaft studime që kanë studiuar efektin e ujit të ftohtë në presionin e lartë të gjakut, por disa kërkime theksojnë se uji i ftohtë ngushton enët e gjakut, pengon rrjedhjen e gjakut në ekstremitete dhe çon në rritjen e presionit të gjakut.
Kush nuk duhet të pijë ujë shumë i ftohtë?
Uji i ftohtë rekomandohet për atletët, fëmijët mbipeshë, njerëzit me sklerozë të shumëfishtë dhe pacientët me hipotension (presion të ulët të gjakut). Aktiviteti fizik ose sportiv rrit temperaturën e trupit dhe shkakton lodhje. Nga ana tjetër, konsumimi i ujit të ftohtë ul temperaturën e trupit.