Regjistrimi i popullsisë në terren po zhvillohet mirë dhe pa refuzime nga popullata thonë drejtuesit Entit Shtetëror të Statistikave. Janë evidentuar disa probleme të konektimit në internet por sipas tyre është intervenuar me kohë. Zv/drejtori i EShS-së Ilmi Selami fillimin e këtij operacioni e cilësoi të mbarë teksa apeloi që qytetarët t’i përgjigjen këtij operacioni të rëndësishëm për vendin.
“Ishte një fillim i mbarë i sukseshëm, kishim regjistrime vetëm për 12 orë mbi 91 mijë regjistrime në ditë dhe kjo flet se është një ugur i mirë. Shfrytëzoj rastin që të bëj apel që qytetarët e RMV-së të gjithë pa dallim etnie dhe feje pa asnjë dallim tjetër t’i pranojnë regjistruesit në shtëpitë e veta. Të jenë të bindur se ky proces nuk u merr shum kohë dhe për një kohë të shkurtë për 20 minuta kur do ta bëjnë regjistrimin kanë mbaruar një punë që është vërrtet e rëndësisë së veçantë edhe për personat edhe për qytetarët edhe shtetin.”, tha Ilmi Selami, zv/drejtor i ESHS.
Në rast se qytetarët kërkojnë që regjistruesi të jetë i vaksinuar ndrrohen ekipet thonë regjistruesit ndërkohë në ditën e parë gjithsej 94975 persona janë regjistruar, 28594 amvisëri dhe 37544 banesa.