Si ta përdorni klimën në veturë nëse udhëtoni me beben: Katër këshilla të rëndësishme për prindërit

Prindërit brengosen se a është e sigurt klima për fëmijë

Marketing

Gjithashtu, prindërit kryesisht nuk janë të vetëdijshëm nëse po përdorin ajrin e kondicionuar në veturë siç duhet gjatë vozitjes me vogëlushët e tyre.

Mirëpo, nëse ndiqni disa rregulla dhe këshilla, do të jeni në gjendje të shijoni drejtimin e sigurt në një veturë të freskuar, transmeton Telegrafi.

Ftoheni makinën para se të vozisni

Nëse keni mundësi, parkoni automjetin në hije, por nëse jeni të detyruar ta parkoni në diell, atëherë sigurohuni që ta freskoni para se të hyni me fëmijën në veturë.

Temperatura mesatare

Ekspertët thonë që bebja dhe fëmijët e vegjël mund të qëndrojnë në hapësirë të klimatizuar, por me kushtin që dallimi i temperaturës brenda dhe jashtë të mos jetë i madh.

Rekomandohet që ndryshimi i temperaturës së ajrit të mos kalojë 3 deri në 5 gradë.

Rregulloni ajrin të fryjë lart

Nëse është një fëmijë në veturë, është e rëndësishme që të mos ekspozohet drejtpërdrejt ndaj ajrit nga pajisja e klimës.

Është më mirë të rregulloni klimën në mënyrë që ajri të fryjë lart. Pra, ngrini kapakun lart, por gjithashtu kini kujdes se në cilin drejtim ajri i kondicionuar do të kthehet në mënyrë që të mos drejtohet përsëri te vogëlushët.

Nëse është shumë e nxehtë në automjet, ftohni hapësirën së pari, dhe pastaj aktivizoni rregullatorin e funksionimit të lagështisë, sepse duke ulur lagështinë, temperatura prej 26, 27 gradë do të jetë e përballueshme.