Po dërgoni një mesazh dhe keni bërë një gabim? Nuk është e nevojshme që të fshini të gjithë fjalinë.
Ka një truk të thjeshtë për këtë. Një përdoruese e rrjeteve sociale ka treguar një mënyrë për të rregulluar gabimin duke përdorur butonin e hapësirës.
Mbani shtypur butonin e hapësirës, më pas lëvizeni kursorin djathtas apo majtas deri sa të shkoni te fjala që keni shkruar gabim. Provojeni!