Si të masim nivelet e stresit, simptomat që nuk duhet të injorojmë

Megjithëse stresi është një pjesë e natyrshme dhe e pashmangshme e jetës, shumë njerëz mendojnë se po përjetojnë nivele të larta stresi.

Marketing

Megjithatë, nuk ka asnjë mënyrë objektive për të përcaktuar “stresin e tepërt”. Shumë njerëz e kanë të vështirë të shprehin ose të përcaktojnë nivelet e stresit që përjetojnë.

Por, ka disa mënyra për të matur stresin, me të cilat AgroWeb.org ju njeh më poshtë.

Ka dy komponentë të stresit:

Shkaqet: faktorët që shkaktojnë stres.

Përgjigja ndaj stresit: si reagoni ndaj nxitësve të stresit në një nivel emocional, biologjik ose njohës.

Kur flasim për matjen e stresit, ne priremi të flasim për matjen e shkaktarëve ose përgjigjeve.

Sidoqoftë, të gjithë reagojnë ndryshe ndaj shkaktarëve. Ngjarjet që mund të jenë shumë stresuese për një person mund të menaxhohen lehtësisht për tjetrin.

Megjithatë ka disa mënyra që mund të tregojnë rreth niveleve të stresit që mund të jeni duke përjtuar.

Këto metoda analizojnë përgjigjet fiziologjike të trupit tuaj, të cilat AgroWeb.org i rendit si më poshtë.

Ndryshueshmëria e rrahjeve të zemrës
Analiza e ndryshueshmërisë së rrahjeve të zemrës është një mënyrë e zakonshme për të matur stresin.

Ajo përfshin regjistrimin e ndryshimit në kohë midis rrahjeve të njëpasnjëshme të zemrës.

Me fjalë të tjera, nuk shikon vetëm sa shpejt rreh zemra juaj, por se si ndryshon periudha kohore midis rrahjeve të zemrës.

Valët e trurit
Elektroencefalografia (EEG) mat valët e trurit. Hulumtimet sugjerojnë se valët e trurit mund të jenë një mënyrë e saktë për të matur përgjigjen ndaj stresit.

Në veçanti, një studim i vitit 2020, zbuloi se një çekuilibër në aktivitetin e valëve të trurit alfa, mund të jetë një tregues potencial për nivelet e larta të stresit.

Testimi hormonal
Dy hormone të lidhura me stresin janë adrenalina dhe kortizoli.

Kur jeni të stresuar, trupi juaj do të prodhojë adrenalinë për t’ju dhënë energji që të trajtojë stresin.

Gjithashtu, kur përjeoni stres, trupi prodhon edhe kortizol, një hormon i prodhuar nga gjëndra mbiveshkore. Ky hormon ndikon në rregullimin e sheqerit në gjak, inflamacionit dhe metabolizmit.

Kortizoli çlirohet në trup në mënyrë natyrale, por kur është vazhdimisht i lartë, mund të dëmtojë shëndetin tuaj.

Ai mund të shkaktojë: akne, vështirësi në përqendrim, lodhje, dhimbje koke, presion të lartë gjakut, nervozizëm, probleme me humorin, dobësi të muskujve, shtim në peshë.

Testet laboratorike mund të vlerësojnë nivelet tuaja të kortizolit nëpërmjet urinës ose mostrave të gjakut.

Shkalla e stresit të perceptuar
Ky është një pyetësor që u krijua në vitin 1983 dhe përdoret për të vlerësuar sasinë e stresit që ndjeni se keni.

Ndryshe nga metodat e lartpërmendura të matjes së stresit, ky mjet mbështetet në perceptimin tuaj për stresin që po kaloni. Pyetjet nuk përqendrohen në ngjarjet që po përjetoni aktualisht, por në gjendjen tuaj emocionale dhe mendore.

Cilat janë nivelet “normale” të stresit?
Nuk ka përgjigje objektive për këtë pyetje. Megjithatë, nëse jeni duke përjetuar simptoma fizike, ose nëse ndiheni të paaftë për t’u çlodhur, mund të jetë një tregues që duhet të flisni me një profesionist të kujdesit shëndetësor.

Në mënyrë të ngjashme, nëse ndiheni sikur nuk mund ta përballoni ose ndiheni të mbingarkuar shumicën e kohës, mund të përfitoni nga biseda me një mjek ose një terapist.

Simptomat e niveleve të stresit jo të shëndetshëm
Simptomat e niveleve të larta të stresit mund të ndryshojnë nga personi në person.

Ato mund të shkaktojnë: akne, ankth, dhimbje kronike, depresion,vështirësi me gjumin, probleme me tretjen, lodhje, sëmundje të shpeshta, dhimbje koke, nervozizëm, dhimbje barku, shtim në peshë.

Edhe pse këto shqetësime mund të shkaktohen edhe nga faktorë të tjerë, ia vlen të flisni me një mjek ose një terapist nëse besoni se stresi po shkakton simptoma fizike ose emocionale.