Alergjia nga dielli përfshin njollat e lëkurës pas ekspozimit për një kohë të gjatë në diell.

Këto skuqje lidhen me çrregullimet e lëkurës, ndërkohë që specifikat e fenomenit (fotodermatoza) do t’i gjeni më poshtë në këtë artikull.

Kur kaloni orë në diell, gjasat janë që në pjesën e kraharorit e të krahëve të dalin disa njolla të fryra me ngjyrë të kuqe.

Termi i saktë i alergjisë nga dielli është ‘fotodermatoza’ dhe shpërthimi i këtyre njollave është një nga reagimet e kësaj alergjie.

Simptomat zakonisht prekin femrat nga mosha 20 deri në 40 vjeç.

Njollat zakonisht shfaqen në ngjyrë rozë ose të kuqe, në pjesën e krahëve, kraharorit dhe këmbëve.

Këto njolla nuk prekin lëkurën e fytyrës.

Njollat shfaqen zakonisht në pranverë ose në fillim të verës dhe shkaktohen nga ekspozimi afatgjatë në diell pas një periudhe me ekspozim të kufizuar në dritën e tij (dimër).

Alergjitë nga dielli zakonisht shoqërohen nga kruarjet ose ndjesinë e djegies.

Çfarë ndodh nëse këto njolla shfaqen disa minuta pas ekspozimit në diell ose përballeni me një shpërthim të fortë kruarjesh.

Kjo do të thotë se ju jeni prekur nga urtikaria diellore që mund të prekë çdo zonë të lëkurës së ekspozuar.

Njollat zhduken kur futeni në hije dhe në rastin më të keq ato zgjasin 24 orë.

Ndjesia e djegies nga dielli është më e përhapura dhe mund të prekë të gjitha pjesët e lëkurës të ekspozuara në diell.

Nëse jeni në dijeni mbi llojin e medikamenteve që rrisin ndjeshmërinë e lëkurës ndaj dielli, është e rëndësishme të shmangni ekspozimin në diell dhe të mbroheni prej tij.

Ndonjëherë dielli mund të përkeqësojë edhe çrregullime si lupusi ose rosacaea (skuqjet e lëkurës).