Mbrëmjen e kaluar në “Dua të të bëj të lumtur” në Top-channel u tregua historia e dhimbshme e një nën,ë e cila ka disa vite më parë ka humbur djalin e saj. Fjoralba vajza tjetër e familjes, Dedej zgjodhi këtë studio për t’i kërkuar nënës së saj, Nexhmies që të mos hiqte dorë nga të jetuarit.
Arbana rrëfeu historinë e Eduartit dhe tregoi se nëna e tij Nexhmija kishte kaluar shumë vështirësi që ta sillte në jetë dhe që të rriste djalin e saj. Pas shumë vitesh një aksident automobilistik i kishte marrë jetën Eduartit.
Për të mbështetur Fjoralbën në këtë mesazh, Arbana Osmani kishte ftuar këngëtarin e dashur për shqiptarët, Sidrit Bejlerini, i cili kishte një histori të ngjashme me Nexhmijen. Ai rrëfeu i përlotur dhimbjen që kishte përjetuar kur vajza e tij, Sofia ishte larguar nga kjo jetë.
“Edhe une kam pasur gati të njëjtën humbje si ti. Ndoshta nuk jemi në të njëjtat pozita, por duhet të bëhesh e fortë të jetosh për nipërit dhe mbesat e tua. Jeta është një dhuratë dhe si e tillë duhet shijuar në çdo moment. Çdo ardhje në jetë e ka edhe një ikje!, – ishte ky mesazhi që Sidrit Bejleri dha për Nexhmijen dhe që përloti studion.