Siguria e deputetëve dhe legjislativit, Spasovski: MPB do t’i marrë të gjitha masat

MPB do t’i ndërmarrë të gjitha masat për sigurinë e deputetëve dhe të legjislativit, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, gjatë vizitës së sotme në vendkalimin kufitar Tabanovc.

Marketing

Ministria, tha Spasovski, është duke bërë analizat e nevojshme, duke mbledhur të dhënat dhe informacionet e nevojshme, siç ka theksuar ai, në lidhje me zhvillimet e mundshme që do të ndodhin gjatë mbajtjes së seancës. Ai tha se shtëpia legjislative është tempulli i demokracisë dhe aty duhet të prezantohen të gjitha pikëpamjet dhe vendimet të merren me debat të deputetëve të popullit. Ai falënderoi për përmbajtjen dhe frymën demokratike të protestave të ditëve të fundit, por tha gjithashtu se Ministria e Brendshme është e gatshme t’i përgjigjet çdo sfide të sigurisë U bëri thirrje pjesëmarrësve të protestës që të shprehin qëndrimin e tyre në mënyrë paqësore dhe dinjitoze.

Marketing