Ballina Lajme Maqedoni Sigurohen 12 vetura të ndihmës së shpejtë

Sigurohen 12 vetura të ndihmës së shpejtë

Tetë vetura të ministrisë së Bujqësisë do t’i jepen ministrisë së Shëndetësisë për nevojat e Ndihmës së Shpejtë. Makinat do të pajisen me aparaturat e nevojshme përpara vënies në funksion.

Marketing

Deri në fund të muajit do të bëhet dorëzimi i 12 veturave të tjera të ndihmës së shpejtë të cilat do të ndahen në gjithë territorin e vendit. Numri më i madh i tyre do të mbeten në kryeqytet.

Edhe pse makinat janë të vjetra disa vite praktikisht nuk janë shfrytëzuar, janë të përshtatshme për tu ri-pajisur dhe për tu bërë makina solide dhe për tu shfrytëzuar për Ndihmën e Shpejtë.

Ju e dini se nuk është problem vetëm mungesa e makinave, por problem është edhe kuadri mjekësor, për këtë qëllim 40 mjekë pas zgjedhjeve do të pranohen në Shtëpinë e Shëndetit në Shkup por dhe gjithandej në shtet”. – tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë

Exit mobile version