Ballina Lajme Maqedoni Siljanovska: Lufta në Ukrainë duhet të trajtohet jo vetëm si problem ukrainas

Siljanovska: Lufta në Ukrainë duhet të trajtohet jo vetëm si problem ukrainas

Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska Davkova, po merr pjesë në seancën plenare të Samitit të Paqes në Ukrainë, i cili po mbahet në në Zvicër. Para fillimit të seancës, Siljanovska tha se një nga mesazhet më të rëndësishme është që luftën në Ukrainë ta trajtojmë jo si problem ukrainas, por si problem evropian dhe botëror.

Marketing

“Është koha e fundit që t’i themi JO luftës. Të kujtojmë faktin se Komuniteti Evropian u krijua si një projekt paqeje. Me vlerat e Bashkimit Evropian dhe me vlerat tjera, e kemi obligim ta mbrojmë paqen”, deklaroi Gordana Siljanovska Davkova, presidente e RMV-së.

Në margjinat e konferencës, presidentja ka pasur takime të shkurtra me presidenten e Konfederatës Zvicerane, Viola Amherd, zëvendëspresidenten e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, kancelarin gjerman Olaf Scholz, presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.

Exit mobile version