Siljanovska në Bullgari: Do të ketë dialog për zgjidhje të përbashkët

Vizita e presidentes së shtetit, Gordana Siljanovska Davkova, në Sofje ka rezultuar me një takim shpresëlënës, se për çështjet e hapura mes RMV-së dhe Bullgarisë do të ketë dialog dhe zgjidhje të përbashkët. Siljanovska pranoi se gjatë takimit është biseduar edhe për kërkesën e futjes së bullgarëve në breambulën e Kushtetutës, por që nuk do të sjellin vendime të imponuara për qytetarët, por që ajo u mbetet deputetëve. U bashkuam rreth gjësë më të rëndësishme, rreth integrimit evropian, rreth kritereve të Kopenhagës, ndërsa jemi në kërkim të kompromisit dhe zgjidhjes së përbashkët pa u ofenduar dhe lënduar askush, tha Siljanovska.

Marketing

“Edhe njëherë u dëshmua se kur bisedohet me vullnet të mirë do të bëni një hap të madh drejt gjetjes së një zgjidhjeje të përbashkët dhe të rëndësishme. Unë nuk jam rastësisht këtu. Erdha për të biseduar. Tani kuptohet se e pres edhe presidentin të vijë në Shkup. Pas bisedës së sotme në një atmosferë të këndshme debative jam e bindur se do të jetë e frytshme. Nuk mund të them se ajo do të ndodhë nesër, por me rëndësi është të fillohet. Biseduam edhe Kushtetutën, unë nuk jam monark absolut që të mund të them se po, do ta ndryshoj Kushtetutën. Deputetët i përfaqësojnë qytetarët, votojnë sipas bindjes personale, unë nuk mundem që ta suspendoj demokracinë parlamentare, por kuptohet se biseduam për të gjitha çështjet.”, – deklaroi presidentja e RMV-së, Gordana Siljanovska.

Marketing