Siljanovska: Qytetarët në zgjedhje do ta delegjitimojnë këtë pushtet

Zgjedhjet janë mënyrë në të cilën zgjidhet çështja e legjitimitetit apo delegjitimimit. Në zgjedhje votën e parë dhe të fundit, votën përfundimtare e kanë qytetarët dhe ata janë ata të cilët duhet ta delegjitimojnë pushtetin aktual i cili tashmë është delegjitimuar për shkak të shkeljes së Kushtetutës dhe ligjeve disa herë, porositi kandidatja për presidente të shtetit, Gordana Sijlanovska Davkova në fjalimin para qytetarëve në mitingun në komunën e Kisella Vodës.

Marketing

Ajo si shembull për atë e theksoi referendumin, ndryshimin e Kodit Penal, vendimin për referendum, Ligjin për amnisti…, të cilat, siç tha, janë akte të shkeljes së Kushtetutës dhe të ligjeve. Sipas saj, atë që ky pushtet e ka bërë ndërsa nuk ka pasur legjitimitet për atë është ndërrimi i emrit.

“Ndryshimin e vetëm që e ka bërë drejtpërdrejt na preku të gjithë neve. Kjo është e dhimbshme, e trishtë pasi gjithçka që kemi bërë në jetë, gjithçka kemi lexuar, gjithçka kemi shkruar, gjithçka kemi ëndërruar ka qenë e lidhur me Republikën e Maqedonisë. Do të thotë askush nuk ka të drejtë, gjegjësisht nuk ka mandat, nëse në zgjedhjet në programin zgjedhor nuk e ka notuar atë se do ta bëjë e pastaj ta zbatojë”, tha Siljanovska Davkova.

Vlerëson se në vend dhe në botë në përgjithësi është në krizë demokracia e përfaqësuar pasi është dëshmuar se përfaqësuesit jo gjithmonë i përfaqësojnë qytetarët por e përfaqësojnë veten dhe se është koha që kjo të ndryshojë.

Nënvizoi se pushteti është i pasuksesshëm në të gjitha fushat, nga sfera e ekonomisë dhe se nuk është duke punuar në zhvillimin e jetës së qytetarëve. Akuzoi për krim, për punësime partiake, për korrupsion.