Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshje në shtator ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë, të vlefshme për Ligën e Kombeve. Përgatitjet për dy ndeshjet e para në Grupin B1 do të nisin të hënën më 2 shtator, teksa trajneri Silvinjo ka publikuar listën me 24 lojtarë të grumbulluar.
Përsa i përket portës janë: Tomas Strakosha, Alen Sherri dhe Simon Simoni. Në mbrojtje rikthehet futbollisti i Partizanit, Andi Hadroj. Emrat e tjerë që përbëjnë repartin e prapavijës janë: Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli dhe Enea Mihaj.
Në repartin e mesfushës dhe të sulmit ka dy rrisi. Trajneri Silvinjo ka vendosur të thërrasë për herë të parë në Kombëtaren A mesfushorin Sebastjan Spahiun dhe sulmuesin Agim Zeka. Të dy futbollistët më parë kanë qenë pjesë e Shqipërisë U-21. Spahiu aktivizohet në Iran me skuadrën e Mes Rafsanjan, ndërsa Zeka në kampionatin “Abissnet Superiore” me Partizanin.
Pjesa tjetër e lojtarëve që përbëjnë repartin e mesfushës dhe të sulmit janë: Ylber Ramadani, Amir Abrashi, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Jasir Asani, Rej Manaj, Armando Broja dhe Taulant Seferi.