Ballina Aktuale Simbolika e një ditëlindjeje të Ali Ahmetit

Simbolika e një ditëlindjeje të Ali Ahmetit

Ka shkelur në decenien e shtatë të jetës së tij, por sërish mbetet ai njeriu i përulur ndonëse me plot grada fitoresh, atë që të tjerët as në ëndërr nuk mund ta arrijnë dot. Ai është këtu sepse ka një emër, ka një ëndërr, ka një forcë dhe ka një cak. Nuk është si ata politikanë që mbarojnë shpejtë sepse po tu heqësh petkun e politikanit, ata mbeten një hicgjë.

Marketing

Një jetë e plotë e harxhuar për një kauzë të madhe shqiptare duke nisur nga fëmijëria e vështirë, jeta prej ilegali, e një njeriu të përndjekur për shkak të veprimtarisë së tij kombëtare në ilegalitet dhe deri te jeta prej komandanti për ti dhënë fund robërisë bashkë me ushtarët e tij. Së fundmi është politika që ia ka shtuar thinjat, por ia ka dalë edhe kësaj sfide në rrugën e fitoreve serike .Të tjerët treten në rrugëtimin politik dhe nxjerrin flamujt e bardhë të dorëzimit, ndërsa kjo nuk vlen për njeriun e sakrificave Ali Ahmeti.

Nuk ka qenë e lehtë për të, në rrugën e minuar,me shigjeta drejtuar kundër tij, por ai mbetet unik dhe rezistues. Një neri që e do popullin e tij, ai s’mund të humb. Janë propagandat që duan ta shtrembërojnë kauzën e tij, por pa ia dalë dot. Ai fiton dhe të tjerët humbin po për shkak të këtyre mendjeve kryeneqe. Ai, pra Ali Ahmeti është këtu për shkak se nuk zbrapset. Mbetet njeriu i shtigjeve të gjata, i vetëm në rrugën e drejtë përballë të gjithëve.
Edhe ditëlindja e 63, nuk e gjeti me një tavolinë plot, por me dicka shumë simbolike , më saktë në vend të qirinjve ai zgjodhi të pres “shiritin” e korridorit 8.

Një projekt kaq gjigand për shqiptarët gjithandej dhe jo vetëm.
Duket fjalëpak, por ai ka ide dhe kur lulëzon ideja prit frytet e saj. Simbolika e tortës me koridorin 8 i thotë të gjitha. Ali Ahmeti po shtron rrugët e së ardhmes për shqiptarët.

Jeta si e cdo qenie tjetër është ajo që harxhohet, por ideja për të bërë gjëra për kombin tënd është më e madhe dhe e përhershme.

Ali Ahmeti edhe kësaj radhe nuk mendoi për vete, por për një të ardhme ndryshe dhe këtë e ilustroi përmes një simbolike.

Në tortën e tij janë rrugët e së ardhmes për shqiptarët.

Exit mobile version