Sinani: Fatime Fetai është figurë tragji-komike e dalur nga kazani i politikës maqedone

Shkruan: Arsim Sinani

Marketing

“Fatime Fetai është figurë tragji-komike e dalur nga kazani i politikës maqedone. Fatkeqësisht diskursi i saj nuk dallon nga Zvërlevski, të tillë që i ka me shumicë gjyqësia laramane e Maqedonisë Veriore.

Si të përshkruhet narracioni i saj, nuk gjej dot fjalë në fjalorin enciklopedik për marrëzitë e saj.

Ajo mban një pjesë të përgjegjësisë pse dështoi dënimi i atyre që na terrorizuan dhe shkatërruan ndër vite. Edhe ndërkombëtarët e mbajnë një pjesë të fajit këtu, pasi nga njëmendësia jugosllavo- maqedone ndihmuan të vijnë në shprehje kllounët. Le të argëtohemi pra, me këtë çorbē tipike ballkanike.”

Marketing