Sindikata e mbrojtjes kërkojnë që të ju jepen 10 mijë denarë të punësuarve në minsitrin e mbrotjes dhe pjestraëvet e arm-së për muajin mars prill dhe maj për kalimin e situatës me covid 19. Kryetari i sindikatës Risto Ajtov, tha se një numër i madh i pjestarëve të armatës janë të infektuar nga virusi korona si dhe një numër i madh prej tyre janë në vetë izolim.
“Pjesëtarët e arms-së ishin të angazhuar në mbrojtjen e pikave të nxehta në komuna në të gjithë vendin, patrullimin dhe ruajtjen e rendit në vendbanime, sigurimin e lehtësirave jetësore siç janë Presidenti, Qeveria dhe Parlamenti, duke kontrolluar respektimin e masave mbrojtëse të miratuara nga Qeveria, kontrolli dhe mbikëqyrja e kufirit shtetëror, mbrojtja e hoteleve ku qëndrojnë personat në karantinë shtetërore, mbështetja e vetëqeverisjes lokale dhe institucioneve të tjera në përpjekjen e përgjithshme për të parandaluar pandeminë dhe për të eleminuar pasojat e saj.”, tha Risto Ajtov, kryetar i Sindikatës së Mbrojtjes.