Sindikata kërkon që të zbatohet vendimi për punësimin e 40 makinistëve

Sindiktata e Makinistëve të Maqedonisë në HM Transport SHA Shkup kërkon që të zbatohet vendimi i Qeverisë për punësimin e 40 makinistëve në kohë të pacaktuar. Nëse nuk punësohet personel i ri ekzekutiv, sipas Sindikatës, do të anulohen një numër i madh të trenave të udhëtarëve dhe të mallrave.

Marketing

Sindikata referohet në Vendimin e seancës së 103-të të Qeverisë me numër 41-8087/6 të datës 23 nëntor të vitit 2022 për pranimin e 40 makinistëve në orar të pacaktuar me të cilën e obligon Ministrinë e Financave që menjëherë të japë pëlqimin.

“Kërkojmë që sa më shpejt të zbatohet Vendimi, në të kundërtën për shkak të mungesës së numrit të mjaftueshëm të makinistëve (personel ekzekutiv), do të detyrohemi të anulojmë një numër të madh të trenave të udhëtarëve dhe mallrave, të cilët do të rrezikonin edhe ashtu gjendjen e keqe financiare të kompanive”, qëndron në kërkesën që SMM-ja ia ka dërguar Qeverisë dhe Ministrive të Transportit dhe Lidhjeve dhe Financave